Category: Uncategorized

  • Ç’mund te behet me komunitetet e ndertesave te vjetra?

    Ç’mund te behet me komunitetet e ndertesave te vjetra?

    Pas viteve 90′-te, bashke me sistemet ndryshoi edhe struktura sociale ne vendin tone. Rrjedhimisht u transformuan edhe komunitetet lokale, te cilat u vendosen ne lagje te reja, ne pallate dhe komplekse te rinj banimi. Nje prirje normale dhe logjike migratore, sic ka ndodhur ne cdo faze tranzicioni dhe zhvillimi te vendeve qe kane aspiruar per demokraci. Duke rendur pas risive, drejt nje jete me te mire ne qytete te medha e sidomos ne Kryeqytet, u hapen diapazone te reja banimi si private, ashtu edhe komunitare.

    Pa u thelluar ne detajet analitike te ndryshimeve strukturore qe pesuan komunitetet e reja, mjafton te nenvizojme faktin qe ato ende sot jane te pakonsoliduara. E kunderta ndodh me komunitetet “autoktone”, te cilat i shikojme sot me shume zili sa i perket organizimit solid te banoreve dhe ruajtjes se disa vlerave karakteristike te fqinjesise se mire dhe raporteve te shendosha te bazuara mbi reciprocitet. Pavaresisht problematikave sa i perket cilesise se atehershme te ndertimit, pallatet e para viteve 90′-te mbeten te preferuar nga shqiptaret. Ende besohet se ata jane me te sigurt, me te forte dhe rezistente ndaj kohes.

    Por kjo nuk do te thote qe nuk ka probleme sa i perket vetadministrimit te ketyre objekteve. Eshte e veshtire te kerkosh “llogari” ne keto pallate, kur mungojne disa sherbime kyc ne mirembajtjen rutine, sic jane: ashensori, pompa dhe depozitat e ujit, antena e perbashket, fasada dhe hidroizolimi, etj. Pra, e thene troç, keto pallate kerkojne investim ne rikonstruksion. Nese kjo do te ndodhte, pervec vleres se asetit, do rritej ndjeshem edhe cilesia e jeteses se banoreve.

    Per hir te se vertetes, shumica e banoreve ne keto objekte te vjetra banimi i perkasin moshes se trete. Femijet e tyre jane larguar drejt pallateve te rinj, ose drejt emigracionit. Ne kushtet e pamundesise ekonomike, pas njefare kohe, keto ndertesa ose do treten nga lageshtia dhe degradimi kohor, ose do rrezohen e rikonceptohen. E vetmja rruge eshte investimi. Po kush do ta beje?

    Ne Tirane, keto vite Bashkia ka ndermarre projektin “Fondi per komunitetin”. 50% te vleres se investimit e perballon Bashkia dhe 50% komuniteti i banoreve. Pavaresisht se eshte i veshtire per tu aplikuar ne pallatet e vjeter, eshte nje shteg interesant, por jo zgjidhje perfundimtare. Banoret neper pallate te tille jane te pakte ne numer dhe 50% perseri eshte barre e rende per ta. Vec bashkepronesise, ata cdo vit mendojne edhe investimin brenda apartamentit. Plus qe eshte e veshtire qe solidariteti i fqinjesise se mire te perkthehet edhe ne kontribut financiar.

    Por gjithmone ka nje zgjidhje alternative nese do kerkohen rruge dhe projekte te reja. Personalisht mendoj se ne investim duhet te marre pjese edhe shteti permes dhenies se kredive afatgjata ne rikonstruksion. Pra, behet nje projekt per cdo pallat, behet preventivi dhe iu thuhet banoreve sipas nje kontrate qe kostoja eshte kjo, investimin e bejme ne dhe ju do t’i ktheni leket pak nga pak per kaq vjet, me perqindje interesi zero. Nese rezultojne pagesat te pakryera nga nje pjese e kundeshtuesve ose e te pamundurve, apartamenti konsiderohet si bashkrepronesi me shtetin me perqindjet perkatese te vleres asetit, deri ne shlyerjen perdundimtare te ketij borxhi nga pronaret aktuale ose pasuesit e tyre.

    Kjo ide duket gjoja imponuese dhe ndoshta per disa e pasakte ose e padrejte ne kushtet e tregut dhe ekonomise se lire. Por le te marrim ne shyrtim kush eshte perfituesi i vertete. Shteti apo banoret? Te dyja palet, por me shume banoret. Arsyet jane te kuptueshme. Prona e tyre mbivleresohet, nderkohe shteti perfiton nga taksat e prones, tatim fitimi nga pronaret qe i leshojne me qira, etj. Edhe urbanistika e infrastruktura e pallateve dhe lagjeve permiresohet, edhe kerkesat e ofertat rriten, pra eshte nje plan afatgjate me resurse te perhereshme.

    I.K.

  • Shperfillja e “trakteve” dhe perballja e fakteve!

    Shperfillja e “trakteve” dhe perballja e fakteve!

    Shkruar nga: I.Koti

    Kur te hyni neper disa pallate te administruar mire, mos u cudisni nese do perballeni me parrulla. Neper kende e tabela, neper letra njoftimesh here te zhubravitura e here gjysme te grisura, thirrjet per qytetari i gjen gjithandej, si per tu ngulitur si gozhdet ne mure. Te vrasin syrin, te bejne shpesh edhe per te qeshur. Disa elemente fillestare qe perbejne abetaren e emancipimit. Ne njefare menyre testojme edhe gjendjen tone se si e trajtojme te perbashketen. Nje shenje kujtese qe ketu jetojne njerez.

    Sa here vendos njoftime per transparence mujore ose thirrje per kujdes ne mirembajtje, jo pa shaka me thone: “He, i shperndave traktet”?! Deri diku nuk pershtatet per shembull nje pallat i ri me te tilla njoftime te shperndara si flete-rrufete e dikurshme. Sepse pretendohet se aty jetojne njerez me personalitet, pra ata qe jane dikushi dhe dine te jetojne si njerez. Por ndodh dicka qe ne duhet ta parandalojme, permes kujteses se vazhdueshme. Pikerisht perballjen me faktet ne nje konglomerat kulturash e sjelljesh.

    Neper apartamente banojne lloj-lloj tipash, te cilet nuk i teston dot nga kultura personale, por nga sjellja komunitare. Nje pjese e mire e pallateve te rinj ne Tirane, popullohet nga qiraxhinj, te cilet bujtin ne apartamentet e ish-pronareve te tokes. Keta te fundit marrin jo pak, por gati gjysmen e pallatit qe ose sjellin njerezit e tyre ose i japin apartamentet me qira per zyra ose banim. Pa i njohur aspak ata qe hyjne ne bashkepronesi. Madje, ka ndodhur qe ne keto ambjente kryhen edhe aktivitete te paligjeshme.

    Cfare duhet te behet? Kudo ne Europen e perparuar kemi modele konkrete. Ne shume vende, ata qe vijne per here te pare njihen me asamblene e banoreve. Pra njihen me fqinjet paraprakisht dhe merret miratimi i te gjitheve nese jane dakord ose jo te pranohen qiraxhinjte e rinj sipas backroundit te tyre. Tek ne, eshte ndoshta shpejt te arrihet deri ne kete faze, por se paku, pronari i apartamentit duhet te njohe administratorin e pallatoit me qiraxhinjte e rinj, kush jane ata, cfare pune bejne, etj. Kjo nuk ka lidhje aspak me nderhyrjen ne privaci, ama ne komunitet duhet te kete sinjale dhe informacione se me c’njerez kemi te bejme ne menyre qe te parandalohet cdo problem i mundshem.

    Paralelisht me kete situate, kontrollohen edhe problemet elementare, si ndotja e ambjentit, shkundja e tapeteve, hedhja e cigareve apo mbeturinave nga dritarja, etj. Secili duhet te jape dore ne kete mision social. Jo te sherbeje si informator, as si servil apo trakt-hedhes, por si rregullator i mbarevajtjes dhe civilizimit te vetvetes dhe te fqinjit. Duken gjera te vogla keto, por nuk jane dhe aq. Nese nuk do merremi tani, me vone do jete vone.

  • Arrogancen e mposht solidariteti dhe ndeshkimi!

    Arrogancen e mposht solidariteti dhe ndeshkimi!

    Ky konkluzion nuk vjen nga hulumtimet shkencore, por nga eksperienca ne jeten komunitare. Sidomos kur njerezit behen bashke, ata formojne komunitetin e vertete, i cili e verteton kompaktesine nepermjet reagimit. Nje nga arsyet pse demokracia ndonjehere calon eshte sepse kemi dobesi ne reagimin qytetar, por kur ky mekanizem funksionon, i tremb te gjithe. Nga i fundit, tek i pari.

    Ne nje kompleks te madh banimi, ne menyre arrogante dhe te shpeshte, brenda parkimit futej nje makine dhe zinte vend e pavend ambjentet e perbashketa ose postet e pronareve. Nje here – dy here madje disa here, banoret duruan. Me pas filluan t’i linin letra paralajmeruese dhe prape asnje ndryshim. Ne fund, nisi reagimi. Dikush i prishi fshireset e xhamit, nje tjeter i cau nje gome. Keto forma aspak normale perseri nuk e ndryshonin qendrimin e zaptuesit. Si t’ia benin?

    Ekziston gjithmone ligji dhe zbatimi i tij. Permes telefonatave te vazhdueshme nga shume prej banoreve te demtuar, vet policia u detyrua t’i vinte gjoba e me pas t’ia merrte makinen me karrotrec. Nuk u pa me as kjo makine e as pronari i saj, madje as shume makina e pronare te tjere qe u tremben nga kjo histori. Te duruarit e te fituarit ishin banoret qe e kuptuan se duke u bere bashke dhe duke kerkuar ndihmen e organeve ligjzbatuese gjeten drejtesi.

    Eshte shume me rendesi jo vetem ne te tilla raste flagrante, por edhe ne gjerat me te vogla qe njerezit te bashkohen per te ruajtur ekuilibrat dhe paqen ne jeten komunitare. Nese secili do shikoje punen dhe hallin e vet, po me te perbashketen kush do merret? Eshte e pamundur qe vetem nje person (administratori i pallatit) t’i beje balle dhe pa ndihme e bashkepunim “te forteve te lagjes” qe duan te bejne ligjin e gangsterit, duke e shperfillur ligjin juridik.

    Ndeshkimi nuk eshte rruga e pare, por e fundit dhe i nevojshem per te finalizuar vendosjen e rregullit. Kete e dine te gjithe, por nga frika dhe mos harmonizimi me komshijte, i lihet vetiu hapesire keqberesve te vendosin sipas qejfit. Por ne komunitet ka “zot” qe unifikon qendrimin solid te banoreve. Dhe ky eshte reagimi ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe. Bashkimi ben jo vetem fuqine, por edhe vendos drejtesine. Banore, bashkohuni!

  • Kush do e kthejë qetesinë në pallate?

    Kush do e kthejë qetesinë në pallate?

    Ajo ka hyre para pak muajsh ne nje pallat te ri me shpresen e madhe se me ne fund do jetoje si njeri. Apartamenti i saj ndodhet ne nje zone te mire afer Unazes se vogel te Tiranes dhe ne pamje te pare cdo gje duket si e qendisur me dore. Jeta ne apartament nisi aq bukur, me qetesi e dashuri te vertete, jo si ajo batuta politike. Tani e moshuara 68 vjecare mallkon diten kur nisen aktivitetin nje bar kafe dhe bilardo pikerisht poshte dyshemese se saj.

    Nga ora 9 e mengjesit e deri ne 01.00 te nates nuk rrihet ne shtepi, – me tha ajo sot, gati duke qare. “Pse e zgjodhe shtepine ne katin e pare?-e pyeta. Nuk e dije qe bizneset do lulezonin?
    Nese ajo do ta dinte paraprakisht situaten, bashke me plakun e saj do rrinin ne periferine e harruar nga ku erdhen, qe i dukej tani “me e embel se mjalta”. Nga ferri ne Parajsen e premtuar dhe drejt e ne ferrin e Dantes. Ky do te ishte epilogu i strehimit te saj.

    Kjo bisede me coi sot ne nje refleksion serioz. Se pari ne shenje respekti ndaj moshes se trete qe pervec vetmise perballet edhe me zhurmat. Se dyti, per te kuptuar se realiteti i zhurmave neper pallate eshte bere alarmues dhe burim konfliktesh dhe se treti e me kryesorja: kush do ta ktheje qetesine ne zonat e banuara dhe te mbipopulluara jo vetem me njerez, por edhe me probleme?!

    Sherbimet jane te domosdoshme dhe sa me afer banesave aq me mire. Por, a i plotesojne kushtet ligjore me akustiken, respektimin e orarit te aktivitetit, ruajtjen e etikes dhe normave qytetare. A veprojne sic duhet institucionet pergjegjese ne pergjigjen ndaj ankesave civile? Pse ka droje ne komunikimin me to, me komshijte, me vet pronaret e bizneseve, qe tek e fundit jane njerez dhe ata. Me se paku duhet te respektojne aspektin human, pavaresisht se kane primar biznesin dhe fitimin.

    Nese bizneseve aq iu ben ose nuk ua ndien fare per banoret, sidomos per te pafuqishmit, atehere nis reagimi dhe kontakti i pare eshte me administratorin e pallatit si person rregullator mes paleve dhe zgjidhes me mirekuptim i problemeve mes tyre. Me tej eshte pergjegjesia e organeve ligjzbatuese, policise bashkiake dhe asaj te rendit, qe duhet te zgjidhin ceshtjen ne pamundesi mirekuptimi. Deri diku funksionon, por kur perseritet dhe nuk ka ndeshkim cdo gje kthehet nga e para. Nje cikel i merzitshem qe te plas buzen.

    U bene kaq vite qe e njejta histori, pothuajse me te njejtet njerez, nje telenovele qe s’ka nevoje per ekran. Por ka nevoje per zgjidhje njehere e mire ku normat te mos mbeten vetem ne leter dhe as me zbatim ditor. Eshte e lehte te kthehesh ne rrugezgjidhje individuale, por ketu vetem frika ne palce e permbush qellimin. Dhe friken e pare dhe te fundit, njehere e pergjithmone e kane kompentence autoritetet. Perndryshe qetesia do mbetet ekskluzivitet i varrezave publike.

  • Paradoksi i strehimit qe vazhdon edhe ne varreza!

    Paradoksi i strehimit qe vazhdon edhe ne varreza!

    Nga: Isidor Koti / Phd Filozofi Komunikimi

    Pse ky titull i cuditshem?! Kjo do ishte pyetja dhe habitja me normale. Sepse keto dy menyra deftore bashkeshoqerohen ne shume fenomene tipike shqiptare. Sigurisht, sita e koheve ka bere seleksionime, per shkak te pershtatjes me normat e reja sociale nderkombetare. Por disa jane speciale, e nje prej tyre eshte pikerisht ceshtja e strehimit.

    Qofsha i gabuar, ne analizen time aspak kondrapedale, raca jone eshte e fiksuar pas sigurimit te strehimit. Duhen teza, analiza, fakte te provuara, por mes tri elementeve jetike te njeriut: ushqimi, veshja dhe strehimi, kam bindjen se ky i fundit eshte me dominanti ne perceptimin e jetes se shqiptarit. Ngjan me nje kompleks te rrenjosur ndoshta nga e kaluara, por si autokton nuk do na pershtatej dhe aq.

    Po sjell ne vemendje dy raste. Nese e keni vene re, ne thuajse 30 vjet, emigrantet kane superinvestuar ne blerje shtepish, vilash… pra ne prona te patundeshme. Ne raport me investimet ne biznes, apartamentet ose berja e shtepive private ka qene me e spikatur.
    Se dyti, ky zinxhirr i manise se strehimit vazhdon edhe ne varreza. Kjo eshte shprehja me faktike e absurdit. Ne parcelat ku jane vendosur varrezat ne komuna ose qytete, ka nisur prej kohesh prenotimi edhe nga te gjallet, te cilet mendojne ta kene nje shtepi edhe kur te vdesin, qe te jene te sigurt!!!

    Eshte krejt normale dhe domosdoshmeri pasja e nje shtepie, por kane nisur te blejne edhe dy, tri e me shume, qe te sigurojne femijet, niperit, madje disa edhe brezat e tjere pasues.
    C’behet keshtu?! Kjo mani e shoqeruar me polarizimin ekonomik, sjell pasoja problematike per te ardhmen. Kjo shtrese po krijon te rinj pasive, pa endrra, pa objektiva, me prirje aspak krijuese, shpesh edhe te rendur pas botes kriminale. Kur i ke te gjitha gati, cfare pret nga dikush qe eshte i papune? Sic thuhet ne boten shpirterore: “Kur nuk ke pune, te jep pune djalli”.

    Strehimi mbetet nje aspekt per tu analizuar thelle jo vetem ne ekonomi, por edhe ne psikologji, sociologji, etj. Duhet zhbiruar dhe orientuar me mire ky fenomen i ngulitur thelle ne mendesine tone. Per te edukuar me mire sidomos te rinjte, qe jeta nuk behet e bukur duke i pasur te gjitha te sigurta dhe gati. Por duke luftuar qe te mos jetohet vetem mire individualisht, por te krijohet nje ambjent nxites qe t’i strehoje te gjithe ne komunitet, pavaresisht se nuk mund te jene te gjithe njesoj.

    Une besoj se ky ndryshim nuk behet vetem me politika, por edhe me mjete edukuese e kulturore. Perpara se te shkojme ne shtepi ne jetojme ne pune, ne shoqeri. Se paku keta dy elemente vlen te shihen edhe me më shume perparesi. Problemet me te medha qe po kalon sot shoqeria jone jane te bashkelidhura me punen dhe mungesen e kultures civile. Prandaj, perpara se te ushtrohemi per sigurine ne varreza, le te mendojme cfare ambjenti do krijojme per ata qe do leme pas. Qe edhe ata te kujtohen se paku te ndezin edhe ndonje qiri…

  • Tabute qe u thyen si qelq!

    Tabute qe u thyen si qelq!

    SHKRUAN: ISIDOR KOTI

    Nga t’ia nisesh kur deperton ne ca norma shoqerore qe jane privatizuar me kohe?! Me mire te mos merresh fare me raste speciale, ama te nderkallesh ne fenomen nuk ben keq. Sepse te operosh ne aspektet problematike te shoqerise sone dhe te japesh ca receta, eshte si te kerkosh nje nderhyrje nga mjeku, kur te dhemb nje pjese e trupit.

    Qe shoqeria jone eshte perhumbur ne mjegullen e antivlerave, kjo nuk ka nevoje per analize. Por qe jane thyer ca tabu, te cilat me pare e kane mbajtur fort themelin e jetes, familjen, ky eshte problem serioz. Ekziston nje deformim i ndjeshem sidomos ne cifte, ku me shume se gjysma divorcohen. Por ka lindur nje dukuri e re per ne (jo i panjohur per vendet e zhvilluara) ku shoket ose shoqet kembejne partneret, martohen, divorcohen, rimartohen…Nje lemsh i vertete qe prodhon shume simbioza, ose me sakte paradokse. Kjo ndodh njesoj si me rruget tona; rregullohen, prishen, rregullohen perseri, por kjo orvajtje e ka nje justifikim. Eshte tenderi, perfitimi, kapitali, pra aspekte praktike te jetes kapitaliste te vendeve ne zhvillim. Po me moralin njesoj duhet te funksionoje? Ca tabu qe kurre nuk ishin as menduar te cenoheshin, sot jane thyer keqaz deri ne shperberje dhe liberalizim te frikshem.

    Mos me paragjykoni si konservator te epur pas normave hermetike. Megjithate, ju do cuditeshit njesoj si une, kur degjoni ose me keq akoma, njihni dhe shikoni lidhje te shpeshta e te shpejta dhe te cuditeshme. Sikur te mos kishte ndodhur asgje! Madje brenda pak ditesh, lidhu me njerin, zgjidhu me tjetrin. Zgjidhu me tjetrin, vazhdo me ate tjetrin. E keshtu me radhe. Si ne nje kontrate qiraje me shtepite, qe se paku zgjatin nje vit. Ndonjehere me shume se edhe vet lidhjet gjinore bashkekohore!

    Kjo eshte periudhe dasmash. Tani u martua tri here brenda pese viteve. Pra, nderroi tri gra ne planin e tij pese vjecar dhe beri tri dasma. Cfare sikleti per njerezit qe pane tri nuset e Tanit dhe u detyruan te benin tre qoka! Kjo histori nuk eshte edhe aq per te qeshur. Ndodh rralle, por eshte nje tregues ama, qe ne dukje, disave as nuk iu ben pershtypje.

    Para ca ditesh mu desh te rrija mbi nje ore te noteri dhe vura re nje cift qe nenshkruan kontrate bashkejetese dyvjecare. Kaq degjova, detajet nuk i mora vesh, ndryshe do jua spiunoja. Por nuk kisha degjuar per te tilla kontrata, ndaj e rendita te disa paradokse bashkejetese, te cilat aspak nuk kam per qellim t’i paragjykoj. Tek e fundit, kush jam une? Keto jane punet e Zotit. Ai eshte gjykatesi moral dhe jo vetem.

    Ne konkluzion, per te mos ju lodhur me diskurs te gjate, ceshtja e shpleksjes eshte me e veshtire se e mpleksjes. Njeriu eshte aq kompleks nga natyra dhe aq variabel, saqe ndryshon si kameleoni ngjyren e lekures. Por ca norma qe rendojne thelle moralin dhe thelbin e jetes humane, jo thjesht duhen respektuar. Sepse njeriu nuk eshte vetem trup, por nje qenie psikosomatike, me nje kambane te padukeshme, qe nese nuk kumbon se jashtmi, bren se brendeshmi. Dhe keto ceshtjet e brendeshme duhen marre seriozisht, sepse ne nje menyre ose ne nje tjeter nuk jane larg nga pragu. I shoqerise, por edhe i shtepise…

  • Viktori që vjen çdo vit nga Italia, përherë e më tepër i zhgënjyer nga Shqipëria. Si t’ia kthej besimin?

    Viktori që vjen çdo vit nga Italia, përherë e më tepër i zhgënjyer nga Shqipëria. Si t’ia kthej besimin?

    Besimi kthehet jo vetem me besim…

    Kete mbremje me qelloi fati i mire te takohesha me nje njeri te mire. Fat dhe njeri i mire, sepse per ters, ne te shumten e kohes, perplasem me situata dhe njerez te veshtire. Me sakte, me persona problematike ose qe shprehin ne fytyre dhe sjellje nje dyzine me probleme. Pikerisht ne kete qerthull rrotullohej gjate bisedes edhe Viktori, i cili vjen cdo gusht nga Italia per te takuar te afermit e tij.

    E pyeta Viktorin cfare ndryshimesh shikonte nga viti ne vit ne Shqiperine tone. Sipas tij, shikonte shume fytyra te vrenjtura, njerez te deshperuar. Te ka humbur besimi, – i thashe. Ne fakt kete vit humba shume leke ketu ne Tirane, pohoi duke ulur koken Viktori. Nje shtrenjtesi e frikeshme, nuk e di si jetoni me keto cmime ushqimesh, qirash…nje cmenduri e vertete!

    Domethene nuk ke ndonje plan te kthehesh? – e pyeta. Qeshi…Pergjigja ishte e nenkuptuar. As nuk kishte ne plan te kthehej dhe as te investonte ne Shqiperi. Madje ishte bere pishman qe kishte blere para ca vitesh shtepi 2+1 qe mund ta blinte me po te njejtin cmim edhe ne Itali.

    Pra, pas gati 30 vitesh, duhet te kuptojme qe ne kemi humbur jo vetem nje aset kombetar sic eshte rinia, por edhe remitancat, apo te ardhurat ekonomike me te cilat u lulezua ne keto tri dekada vendi yne. Ju mund te thoni qe Viktori nuk perfaqeson gjithe emigrantet, prandaj mos e humb besimin. Ama besimi kthehet jo vetem me premtime, as me angazhime imazhesh e reklamash televizive.

    Besimi per ta rivitalizuar te tashmen e per te mos u kthyer te e shkuara, mund te kthehet duke e kthyer vemendjen seriozisht te shqiptaret e Shqiperise dhe ata te emigracionit. Duke u marre me problemet e dites, me problemet ekonomike e sociale te njerezve te thjesht, te cilet nese deri dje i kane pasur syte nga pertej kufijve, sot i shohin xhepat bosh e hallet e shtepise plot. Sepse nuk pikon me catia, nga “shtepia e botes”.

    Viktori mezi priste te vraponin keto dite deri ne fund te gushtit. Nje makth i cuditshem qe doja ta gervishtja me pyetje te tjera jo thjesht kurreshtare. Por me teper se kurreshtare edhe per ta marre seriozisht mundesine e aludimit qe te pakten te ktheheshin nje dite femijet e tij, qe u afruan rishtaz te tavolina.

    A do e realizojme edhe ne mundesine qe si vend i BE-se, t’i kthejme viktoret, duke iu krijuar kushtet e emigracionit, pra te nje jete me te mire? Nuk eshte vetem ceshtje besimi.

  • Agjencia jone kerkon bashkepunetore ne tregun imobiliar

    Agjencia jone kerkon bashkepunetore ne tregun imobiliar

    www.isidori.al

    • Te pelqen industria imobiliare?
    • Deshiron te kesh sukses Financiar?
    • Je ambicioz dhe kembengules?
    • Kerkon nje strehe me infrastrukture te ngritur dhe kontakte e mundesi te shumta?

    Nese i pergjigjesh PO te treja pyetjeve ky njoftim eshte per ty.

    Agjensi Pronash Isidori eshte ne kerkim te individeve te veçante qe deshirojne te ushtrojne profesionin e Agjentit Imobiliar.

    Puna ka bonuse te shumta.

    Industria Imobiliare eshte ne rritje te shpejte dhe ka nevoje per profesioniste te vertete qe ofrojne sherbim cilesor dhe kujdesen per klientet pertej pritshmerive te tyre.

    Prane Agjensise sone ti do te marresh njohurite me te avancuara ne Prezantim, Komunikim dhe Negocim. Aftesite qe do te fitosh ketu do te sherbejne jo vetem ne pune por edhe ne jete.

    Ti do te kesh portofolin tend te pronave. Ajo qe kerkohet prej teje eshte marrja e te dhenave te sakta te pronave, komunikimi i rregullt me pronaret dhe prezantimi tek bleresit potenciale.

    Dergo CV-ne tende sa me pare dhe perfito nga kjo mundesi e rralle punesimi!

    Puno pa orar! Behu pjese e nje ekipi ku te gjithe punojne per vete dhe per njeri-tjetrin!

    Tel. 0676344466 (whats app.)

  • Shitet shtëpia e parë në Mars! Zbuloni çmimin…

    Shitet shtëpia e parë në Mars! Zbuloni çmimin…

    Ndonëse njerëzit ende nuk kanë shkelur në planetin Mars, mësohet se atje është shitur banesa e parë në Planetin e Kuq. ‘Mars House’, e cila është shtëpia e parë dixhitale në botë, u shit së fundmi për 500.000 dollarë. Persona të ndryshëm mund të blejnë parcela toke virtuale për të ndërtuar biznese dhe shtëpi dixhitale. Shtëpia e parë në Mars dhe është e rrethuar me mure prej qelqi.

    Struktura virtuale iu dërgua blerësit nga Kirsten Kim, personi që e projektoi atë gjatë pandemisë së koronavirusit. Shtëpia vjen e mobiluar me sende prej qelqi dhe përfshin një zonë ngrënieje, gjumi dhe një pishinë gjigande. Ajo duket se ndodhet në majë të një mali në planetin Mars, duke i’u siguruar banorëve pamje mahnitëse të planetit. Burri e bleu shtëpinë virtualisht.

  • Politika në Shqipëri ka mbajtur qëndrim periferik ndaj komunitetit

    Politika në Shqipëri ka mbajtur qëndrim periferik ndaj komunitetit

    (Meqenese jemi ne kohe fushate zgjedhore, do doja qe kete artikull ta lexonin me shume kandidatet per deputet, te cilet neser do jene perfaqesuesit tane ne Parlament. Ata po i drejtohen sot komunitetit per t’i kerkuar vullnetin permes votes. Por me pare duhet te ndryshojne mendim per kete komunitet…)

    Shkruan: Dr. Isidor Koti (Doktor Shkencash ne Filozofi Komunikimi)

    Përfshirja dhe fuqizimi i komunitetit (cilido qoftë kuptimi që u japim këtyre shprehjeve) tani njihet gjerësisht. Sidoqoftë, qasjet operacionale në përputhje me këto parime jo gjithmonë kanë gjetur hapësirë në politikat publike. Në disa raste, përkundrazi, ata kanë mbajtur një pozicion periferik dhe pak të konsideruar. Në shumë kontekste lokale, dhe për shumë arsye të ndryshme, megjithatë,duhet të pranojmë se prania e komuniteteve “të shëndetshme” dhe të mirë-organizuar jo vetëm që përmirëson cilësinë e jetës së atyre që u përkasin atyre, por gjithashtu lehtëson sigurimin e shërbimeve që, në mungesë të një organizate adekuate të komunitetit, ato nuk do të ishin aq efektive.

    Qëllimi i punës sime në komunitet është të ofroj jo vetëm shërbime, por edhe indikacione për ata që punojnë drejtpërdrejt në terren (edhe për politikanët, pra për ata që menaxhojnë ose financojnë komunitetin punë), se si të veprohet në kontekste të tilla, duke zbatuar udhëzimet metodologjike. Shumëçka ka ndryshuar, natyrisht, edhe në anën subjektive të autorit të këtyre ideve. Kam shkruar botimin e parë në pak më shumë se tre vjet, pas përvojës sime të drejtpërdrejtë në këtë fushë. Ai tekst, gjithashtu përmbante referenca për literaturën, por kryesisht bazohej në punën time si operator.

    Por me kalimin e kohes jam perpjekur te krijoj një bazë më të pasur “teorike” (të marrë kryesisht nga literatura ndërkombëtare), duke përfituar gjithashtu nga përvoja personale akademike dhe ajo në terren. Unë kam qenë i përfshirë në projekte, menaxhimin e personelit, mbajtjen e marrëdhënieve me administratat lokale dhe mbi të gjitha kam trokitur në shumë dyer familjare, duke takuar me qindra e mijëra njerëz. Te qenit i përfshirë në menaxhimin e drejtpërdrejtë të administrimit, për të marrë burimet e nevojshme dhe për të inkurajuar të tjerët të investojnë më shumë në programet e zhvillimit të komunitetit eshte me shume se i rendesishem.

    Jam gjithnjë e më i bindur se, pavarësisht nga specifikat e secilit kontekst kombëtar, ekzistojnë “parime universale” të vlefshme për të gjithë. Besoj se vlerat dhe aftësitë e punës në komunitet janë diçka që do të vazhdojë të jetë e nevojshme në të ardhmen në shumë vende. Puna në komunitet – të paktën si një ide kryesore – ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë e vlefshme. Ju kemi borxh shumë më tepër njerëzve, sesa mund të përmend këtu: atyre që nuk pajtohen me ne, për shembull, sepse më detyruan të vija në dyshim idetë e mia; atyre që, me dashuri dhe respekt, më inkurajuan të besoja se kam diçka të dobishme për të thënë; për të gjithë ata që, në një mënyrë apo në një tjetër, më kanë mësuar diçka; dhe, sigurisht, shumë njerëz që kontribuan, drejtpërdrejt ose indirekt.

    Iniciativat e përfshirjes së komunitetit “nga lart poshtë” mund të funksionojnë vetëm me një kusht: që të ketë edhe nisma të ndërtuara “nga poshtë”. Këto të fundit, deri sot pothuajse nuk janë pajisur me burime të përshtatshme (të paktën kur përfshihen shërbimet zyrtare).