Category: Administrimi – Jeta në komunitet

  • Pse me Agjenci? Qe te mos te bini si “derri ne thes”

    Pse me Agjenci? Qe te mos te bini si “derri ne thes”

    Cilat Jane Gabimet Kryesore Qe Bejne Pronaret Kur Japin Pronen Me Qira?

    Dhenia e apartamentit me qira eshte bere nje menyre e mire per te fituar leke ose te pakten per te mbeshtetur veten me nje te ardhur minimale. Deri vone pronaret i jepnin apartamentet me qira permes seksereve qe sillnin “derr ne thes” dike qe e takonin tek Partizani i Panjohur ose duke e publikuar pronen neper gazeta por edhe ne kete rast efekti ishte i ngjajshem sepse serish vinin individe te pakualifikuar. Gradualisht ky sherbim filloi te ofrohej nga Agjensite Imobiliare qe filluan te krijoheshin neper Tirane, fillimisht si me droje dhe tani si zoteruese krenare te tregut.

    Gjithsesi trajtimi i prones me agjensi nuk te imunizon plotesisht nga nje sere gabimesh qe behen rendom e qe mund te evitohen me shume pak perpjekje.

    1. Gjithmone nenshkruaj kontrate perpara Noterit. Nje pjese e njerezve zgjedhin ta bejne kete pune me nje kontrate mes paleve ose se pertojne te shkojne tek noteri ose se u renden taksat. Çeshtja eshte qe qiramarresi mund te mos tregohet korrekt dhe i vetmi kontroll qe ke ti eshte kontrata perpara noterit. Firma ne nje kontrate e ben qiramarresin me te pergjegjshem. Eshte me mire te paguash taksat, megjithese jane te larta per tregun tone, sesa te perfundosh ne situata te pakendeshme.
    2. Mbaj te pakten nje muaj Garanci. Ne negociata e siper disa qiramarres kerkojne te mos paguajne garanci por disa muaj paradhenie qiraje. Ti joshesh nga ideja por nuk eshte e keshillueshme. Garancia te duhet ne rast se qiramarresi nuk paguan dritat, demton pronen apo le qirane pa paguar. Serish vijme tek kontrolli sepse ne parim ti i jep pronen dikujt ne perdorim por po s’pate kontroll zere se ja ke falur.
    3. Mos jep çelesin e prones perpara se te jete firmosur kontrata dhe te jete kryer pagesa. Disa pronare entuziazmohen nga qiramarresi i ri dhe i kapin çelesin para kohe. Ndodh qe qiramarresi nuk ben pagesen dhe ti nuk ke asnje kontroll. Ka nga ata qe vazhdojne te premtojne per disa muaj me radhe se po u vijne leket qe ketej e andej dhe ti vazhdon te enderrosh se gjithçka do shkoje OK. Pa mare pagesen mos jep çelesin dhe pike!
    4. Pagesen mere ne banke dhe jo ne dore. Zakonet e vjetra largohen me veshtiresi dhe disa pronare preferojne t’i marin leket tek dera e shtepise ne fillim te muajit dhe kur qiraxhiu nuk hap deren apo vonohet me pagesen ju hipen nje stres qe mallkojne diten kur dhane pronen me qira. Kjo derisa qiraxhiu paguan dhe pronari qetesohet e buzeqesh serish per te filluar te njetin cikel pas 30 ditesh. Merre pagesen ne banke dhe rri si zoteri!
    5. Kerko te pakten dy muaj njoftim perpara largimit. Garancia te jep lluksin per t’i kerkuar qiraxhiut dy muaj njoftim perpara largimit perndryshe humbet garancine. Te duhet pak kohe per te gjetur qiraxhiun e ri dhe dy nuaj kalojne shume shpejte ndaj jepi kohe vetes per te zevendesuar qiraxhiun pa humbur leke nga largimi i tij i papritur. R.Deal

  • Mos u kujtoni per pronen vetem kur toka rreshket “nen kembe”

    Mos u kujtoni per pronen vetem kur toka rreshket “nen kembe”

    Trualli yne eshte pushtuar nga ndertimet me apo pa leje dhe sidomos nga pallatet me qindra banore. Normalisht, ky shkrim nuk ka lidhje me problematiken e rreziqeve natyrore qe u kanosen ketyre ndertimeve, vecse me ceshtje te menyres se ndertimit te tyre pa zbatuar ligjet e urbanistikes. Per kete shqetesim, pushtetaret, ndertuesit madje edhe vete banoret qe i kane bere hesapet per harxhime te shumefishta, kujtohen kur toka rreshket dhe shtepite e tyre vidhisen tutje. Keshtu ka ndodhur ne shume qytete te vendit dhe rastet jane te perseritura. Eshte ngritur perhere i njejti shqetesim dhe asnjehere nuk eshte vene dora ku dhemb plaga.

    Ekspertet shprehen te alarmuar per sistemin e ndertimeve dhe urbanizimin e zonave,qe sipas tyre pas viteve ’90, nuk jane kryer mbi bazen e hartave te rreziqeve sizmike dhe mikrozonimit sizmik. Mungesa e ketyre dy hartave eshte nje alarm per ndertimet ne Shqiperi. Ekspertet vleresojne se vendi yne hyn tek terrenet me aktivitet te dendur sizmik. Shqiperia, se bashku me Turqine, Greqine dhe Italine, gjithmone jane prekur nga termete te fuqishme, e perpos ketyre ne vazhdimesi toka jone regjistron lekundje. Gjithsesi aktivitetet e nentokes jane shume te veshtira per t’u parashikuar, e per pasoje nuk dihet se ku dhe kur mund te jete lekundja e radhes.

    Pak kohe me pare sizmologet shqiptare lajmeruan se nje termet i nje shkalle mesatare mund te shkaktonte shume deme materiale dhe morale te banoret. Ata kane bere gjithmone apel se pallatet po ndertohen pa nje studim nga inxhinieret gjeologjike, per te vleresuar numrin e kateve dhe lekundjet e tokes. Mjaft pallate shumekatesh jane ndertuar pa studim gjeologjik te nentokes, proces qe ne shume vende eshte i detyrueshem. Injorimi i kesaj procedure mund te sjelle pasoja te paparashikueshme ne te ardhmen per shkak se shume zona ne vendin tone qendrojne mbi pllaken transversale te zones aktive sizmike. Studimet sizmike kane arritur ne perfundimin se ky brez ndodhet ne kapacitetin kufitar rezistues dhe qe me pas shoqerohet me lekundje sizmike qe mund te arrijne deri ne nente balle. Sigurisht qe ne brendesi te tokes levizjet e materialeve shkembore akumulojne deformime relative te shoqeruara me tensione (ndarje) te medha.

    Tashme eshte e nevojshme te behet mikrozonimi i qyteteve, per te percaktuar me sakte kushtet gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike te sheshit te ndertimit si dhe klasifikimin e truallit me Kodin Shqiptar te Projektimit.

  • Jetesa në zonat e gjelbërta

    Jetesa në zonat e gjelbërta

    Trendi më i fundit i rikthyer në Shqipëri, dhe më specifikisht në metropolin shqiptar, kryeqytetin Tirana, është bërë jetesa në zonat e gjelbërta periferike.
    Kërkesat gjithmonë e më shumë në rritje tregojnë se banorët e kryeqytetit preferojnë më shumë jetesën në oeruferi sesa pranë zhurmës së qytetit.
    Zhvillimi i zonave rurale në rezidenca banimi ka qëne dhe mbetet fokusi kryesor i kompanive ndërtuese që preferojnë ndërtime elitare, luksoze dhe përgjithsisht me cmimie të kripura

    Në shkrimet pas ardhëse do tju informojmë më shumë për rezidencat e reja të ndërtuara në këto zona.

  • Administrimi i pallatit

    Administrimi i pallatit

    Qytetarët e Tiranës të cilët jetojnë në pallate, qofshin këto objekte të vjetra të ndërtuara para viteve ?90 apo të ndërtuara së fundmi, janë të detyruar të paguajnë administratorin e pallatit, i cili do të përgjigjet për çdo problematikë që haset në mjediset e përbashkëta.
    Bashkia e Tiranës është institucioni përgjegjës i cili tashmë ka marrë në dorë zbatimin e ligjit për ?Administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit? të miratuar në muajin prill të vitit 2009.